Banka e Shqipërisëshet 8.7 mld lekëbono thesari
TIRANE- Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përfundoi dje ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit.
Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankand janë shitur bono me maturim 3 dhe 12-mujor, që do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë. Vlera totale e shitur në ankand është mbi 8.7 miliardë lekë.
Për bonot me maturim 12-mujor u pranuan 21 nga 23 kërkesat konkurruese të paraqitura. U kërkuan për shitje bono me vlerë 6.643.855.000 lekë dhe u shitën bono me vlerë 4.600. 000. 000 lekë. Yield-i maksimal i pranuar është 9. 17 % , yield-i minimal i pranuar është 7.95 % , yield-i mesatar i thjeshtë është 7.89% dhe ai mesatar i ponderuar është 7.88%.
Këto bono maturohen më 07.08.2011. Për bonot me maturim tremujor u pranuan të 8 kërkest konkurrente dhe vlera e shitur shënoi 4,100,000,000 lekë nga 4,361,220,000 lekë që u kërkua . Ndërkohë që Yield-i maksimal i pranuar është 5.8%, yield-i minimal është 5.37 %, ai mesatar i thjeshtë 5.75% dhe ai mesatar i ponderuar është 5.74%. Këto bono do të maturohen në 10.09.2010.
(atsh/balkanWeb)