E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orët e fundit të Hanës, kolegët: Batuta në Rinas

TIRANË- "E përcollëm duke qeshur, edhe pse ishim koshientë për gjendjen e tij të rënduar. I thamë që, nëse nuk vinte në Shqipëri për të festuar Vitin e Ri, do të shkonim ne për ta takuar në Itali…”. Teksa përshëndetej me miqtë e tij, prokurori i Krimeve të Rënda ka fluturuar drejt Italisë, pa e ditur se do të ishte hera e fundit që do të takohej me të gjithë dhe hera e fundit që pa tokën mëmë. Ai iku me shpresën se do ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Iku për të mbyllur sytë në spitalin e Bergamos. Shkëlqim Hajdari, kreu i prokurorisë së Apelit, është njëri prej miqve që i qëndroi pranë në ditët e fundit të jetës. Ai së bashku me prof. Petrit Baren dhe kushëririn e tij, Flori Karaj e përcollën prokurorin Hana në aeroportin e Rinasit. Pikërisht këto momente që janë ngulur thellë në kujtesën e prokurorit Hajdari, ai vendos t’i ndajë me lexuesit e “GSH”. “Me Xhevat Hanën, jam njohur që prej 1992-it. Kemi hetuar bashkë disa çështje si hetues apo dhe si prokurorë. Ai ishte një njeri i shtruar në hetim, bënte të gjithë veprimet e duhura, hetonte me pasion dhe ishte sistematik në punë. Nuk ka refuzuar asnjë çështje që i është ngarkuar nga drejtuesit e prokurorisë”,- shprehet Hajdari. Teksa rrëfen për të, ai thekson se Xhevat Hana ishte familjar dhe fëmijët kishin nevojë që t’u qëndronte pranë, por “midis shtëpisë dhe zyrës, ai e kaloi kohën duke punuar”. Teksa kujton momentet e fundit të prokurorit Hana, kreu i prokurorisë së Apelit shprehet se “Xhevati ishte koshient. E përcollëm me doktorin Prof. Petrit Bare dhe Flori Karajn, kushëri dhe mik i tij. Komunikuam gjatë gjithë rrugës deri në Rinas. Madje derisa u ngjit në avion. Ne e dinim gjendjen e rëndë dhe u sforcuam të qeshnim, pa i rënë në sy se mund ta gjente më e keqja. U ndamë më fjalët “o do vijnë në Itali për të të parë të shëruar, ose ti do vish në Shqipëri për të festuar Vitin e Ri. “U ndamë duke qeshur”,- kujton Hajdari, për kreun e prokurorisë së Apelit. Me vdekjen e Xhevat Hanës, drejtësia shqiptare “ka humbur një simbol të ndershmërisë, të përkushtimit në punë, të profesionalizmit dhe kolegët kanë humbur një mik dhe një shok, që komunikimin e kishte perfekt”. Bilbil Mete, prokuror pranë organit qendror të akuzës shprehet se “Xhevat dhe shok të rrallë”. Ndërkaq, edhe prokurori Anton Martini, shpreh dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të kolegut të tij Xhevat Hana. “U ligështuam pa masë kur mësuam për vdekjen e kolegut tonë Xhevat! Ishim në dijeni prej afro një muaji, se ai po luftonte me një sëmundje të rëndë, por shpresonim se do ta mposhte, por nuk ia arriti dot. Unë kam afro 4 vjet që punoj me të në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe ruaj për të kujtime mjaft të mira. Jo në pak raste gjatë këtyre 4 viteve jemi përshëndetur në orët e vona të natës me njëri-tjetrin në korridoret e godinës ku punonim, për shkak të ngarkesës në punë dhe volumit të madh të saj. Do të ngelet në kujtesën time si një njeri i thjeshtë, punëtor dhe këmbëngulës në atë që besonte”, – mbylli fjalën e tij Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini. Si një njeri korrekt dhe të ndershëm, Xhevat Hanën e kujton dhe kolegu i tij, Bujar Sheshi, i cili ngushëllon familjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Hana ishte dhe do të mbetet simboli i prokurorit të papërkulur përpara çdo vështirësie, simboli i një profesionisti shembullor, një njeriu të drejtë dhe të ndershëm. Emri i mirë i tij do të mbetet i paharruar për të gjithë kolegët, shokët e miqtë e tij, të cilët ai i kishte nga çdo cep i Shqipërisë. Ai ishte përkrahësi i kolegëve në ditët e vështira, ndërkohë që vetë ishte i palodhur për të shkuar me çdo kusht te e vërteta pa iu trembur syri. Ne humbëm një mik dhe shok të rrallë”. Ndërkaq, edhe prokurori Anton Martini, shpreh dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të kolegut të tij Xhevat Hana. “U ligështuam pa masë kur mësuam për vdekjen e kolegut tonë Xhevat! Ishim në dijeni prej afro një muaji, se ai po luftonte me një sëmundje të rëndë, por shpresonim se do ta mposhte, por nuk ia arriti dot. Unë kam afro 4 vjet që punoj me të në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe ruaj për të kujtime mjaft të mira. Jo në pak raste gjatë këtyre 4 viteve jemi përshëndetur në orët e vona të natës me njëri-tjetrin në korridoret e godinës ku punonim, për shkak të ngarkesës në punë dhe volumit të madh të saj. Do të ngelet në kujtesën time si një njeri i thjeshtë, punëtor dhe këmbëngulës në atë që besonte”, – mbylli fjalën e tij Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini. Si një njeri korrekt dhe të ndershëm, Xhevat Hanën e kujton dhe kolegu i tij, Bujar Sheshi, i cili ngushëllon familjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të tyre të dashur.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›