Europa League, shorti përball Valencian me Atletikon
NION- Derbi spanjoll mes Valencias dhe Atletikos së Madridit është përballja më interesante e çerekfinaleve të Europa League. Ka qenë ky verdikti i shortit të hedhur në Nion të Zvicrës për kompeticionin e dytë për nga rëndësia në kontinent. Ndërkohë, Benfika do të ndeshet me Liverpulin, ndërsa Fulhami, që eliminoi Juventusin, do të ketë përballë Volfsburgun e Gjermanisë.
Ndeshja e katërt është ajo mes Hamburgut dhe Standartit të Liezhit. Natyrisht, pas derbit spanjoll, përballja më e vështirë mbetet ajo mes Liverpulit e Benfikës, dy skuadra që në të shkuarën kanë fituar edhe Champions League. Kush fiton nga ky çift, do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e derbit Valencia-Atletiko. Ndërkohë, fituesi i çiftit Hamburg-Standart do të përballet me fituesin e çiftit Fulham-Volfsburg. Ndeshjet e para çerekfinale të Europa League do të luhen më 1 prill, ndërsa ato të kthimit më 8 prill. Finalja e këtij viti zhvillohet më 15 maj në Hamburg të Gjermanisë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)