Tadiç po qëndron në Manastirin e Deçanit

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, po qëndron për një vizitë në Kosovë, sikur është thënë, të karakterit fetar.
Mediat serbe raportojnë se ai ka mbërritur në Manastirin e Deçanit, për të marrë pjesë në ceremoninë e Krishtlindjeve Ortodokse.
Ceremonia mbahet në mesnatë dhe të nesërmen në mëngjes, përcillet me liturgjinë e shenjtë.
Autoritetet në Kosovë nuk e kanë bërë publike agjendën e plotë të presidentit serb, për shkak “të ndjeshmërisë” së vizitës.