E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi për demokracinë dhe shtetin e së drejtës

06/01/2010  PS-ja javën që vjen mbledh Asamblenë Kombëtare
Socialistët synojnë të japin ndihmën e tyre për këtë çështje
Kriza e demokracisë dhe shteti i së drejtës do të jenë çështjet e radhës që do të diskutojë Partia Socialiste në Asamblenë Kombëtare të saj. Kështu, pritet që në fundjavën e ardhshme, kampi rozë të mbledhë këtë forum për të diskutuar mbi një tjetër çështje: atë të demokracisë dhe funksionimin e drejtësisë në vend, çështje që përbëjnë shqetësimin kryesor për të cilin socialistët kanë ndërmarrë një sërë protestash gjatë vitit të kaluar dhe që pritet të rimerren edhe gjatë këtij muaji. Në këtë mënyrë,
pas Asamblesë Kombëtare të 16 dhjetorit, që iu dedikua tërësisht ekonomisë, pritet që së shpejti një tjetër mbledhje e Asamblesë t’i dedikohet çështjeve ligjore. Dhënia e një përkufizimi konkret se si duhet të funksionojë një shtet ligjor apo se cila do të ishte mënyra më e mirë e funksionimit të marrëdhënieve të institucioneve të drejtësisë me pushtetin politik do të jetë në qendër të ideve që socialistët kanë përpunuar dhe do të vijojnë të punojnë gjatë këtyre ditëve deri në takimin e radhës. Përmes shifrave dhe elementeve të studiuara mirë ekspertët ligjorë të PS-së, të ndihmuar edhe nga ekspertë jashtë partisë, kanë menduar të japin disa rekomandime, madje t’ia paraqesin edhe qeverisë, nëse do t’i dojë, për reformën në fushën e drejtësisë. Kjo nismë e ndërmarrë nga PS-ja bëhet për të treguar se edhe pse kjo parti është në opozitë, mendon të japë alternativat e saj për zgjidhje, pavarësisht faktit se ligjvënësit e kësaj partie mbeten jashtë Parlamentit. Ndërkohë gjatë gjithë kësaj kohe PS-ja përmes deklaratave për shtyp ka kritikuar qeverinë se ka ndikuar mbi drejtësinë për të mbyllur dosje të ndryshme për interesat personale të kryeministrit apo ministrave të caktuar.
Rezoluta
Pak kohë më parë PS-ja shpalosi strategjinë e saj për një model të ri zhvillimi për ekonominë shqiptare, ku në thelb ishte implementimi i një modeli të tillë, i cili insiston në kalimin në një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›