Tadiç takohet sot në Shkup me Ivanovin
Vizita e Tadiçit erdhi papritur, pasi ajo nuk parashikohej në axhendën e Ivanovit. Takimi mes presidentit serb dhe atij maqedonas do të zhvillohet në mbrëmje në vilën presidenciale në Shkup.
Temat kryesore të takimit do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe cështjet e rajonit të Ballkanit. Kjo është hera e dytë që Tadiç takohet në Shkup me presidentin maqedonas Ivanov.
Vizita e presidentit serb vjen vetëm pak ditë para zhvillimit të takimit mes presidentëve të Ballkanit që do të zhvillohet në Prizren, nën patronazhin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.