E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiq: Kosova nuk është parakusht për hyrje në BE

Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 19:52

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se Kosova nuk është parakusht për hyrjen e vendit të tij në Bashkimin Evropian dhe se kurrfarë presioni ndaj Serbisë, para fitimit eventual të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, nuk do të ketë “efektivitet”.

Gjatë një konference për media të mërkurën në Beograd, presidenti Tadiq ka thënë se nuk ka dilema se disa shtete do të insistojnë që Serbia ta zgjidhë këtë çështje para se të hyjë në BE.

“Kosova nuk është parakusht për integrime evropiane të Serbisë, por nuk duhet përhapur iluzionin se kjo nuk është problem në integrimet evropiane”, ka thënë ai.

Tadiq ndërkaq është shprehur se Beogradi është shumë konstruktiv në dialogun me Prishtinën për çështje teknike

“Ne dëshirojmë ta zgjidhim konfliktin dhe të gjejmë zgjidhje teknike për problemet e qytetarëve në Kosovë, pa marrë parasysh kombësinë, përfshirë transportin e mallrave dhe shërbimeve, bile edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në forumet rajonale”, ka thënë Tadiq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›