E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqimi i Angelës

Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 15:12

Angela Martini. Mbajeni mend këtë emër. Ajo është shqiptarja e parë për të cilën shkruan shumica e medieve të njohura në të gjithë botën, sidomos sa i përket lidhjeve të saj, por edhe të qenit seksi.

Ishte pikërisht kjo modele, e cila në fillim të majit bëri bujë në mediet amerikane për një lidhje me Kanye West, edhe pse një ditë më vonë reperi i njohur amerikan ishte fotografuar në një dhomë me një modele tjetër.

Por, kjo nuk është e tëra.

Një këngëtar tjetër amerikan “kallet” pas modeles shqiptare. Është ky Craig David, me të cilin këngëtarja seksi kishte bërë edhe disa fotografi.

Craig e kishte shprehur hapur simpatinë për bukuroshen shqiptare, përderisa ende mediet amerikane spekulojnë se Martina ka flirtuar me West, por më sa duket shqiptarja ndihet e dashuruar në të.

Veç kësaj, Angela Martini ishte zgjedhur si Miss Universe Shqipëria 2010 dhe nga viti i kaluar thuhet se ajo ka arritur një sukses të konsiderueshëm, edhe pse edhe më parë ajo ishte marrë me modelim.

Ajo ka marrë pjesë në disa reklama të disa firmave të njohura, përderisa një foto, ku ajo shihet se nuk kishte veshur fare brekë, ka ngjallur reagimin e medieve amerikane.

Më e kërkuar se Lima

Përpos thashethemeve të ndryshme që bëhen në tërë Amerikën për të, Martini duket se ka bërë adhurues në të gjithë botën. Kjo për shkak se ajo është topmodelja më e klikuar në Google për muajin qershor, duke ia kaluar supermodeleve më të bukura në treg për momentin, si Gisele Bundchen, Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Candice Swanepoel.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›