Tafaj: Investimet afatmesme në universitete do të jenë të kufizuara
Procesi i Bolonjës një realitet me shumë sfida për tu zgjidhur, organizuar nga Universitetit Bujqësor i Tiranës. Konferenca pati si qëllim bashkëbisedimin e hapur me studentët dhe pedagogët për reformën e AL dhe strategjinë e zhvillimit të tij. Gjatë fjalës së tij, Ministri Tafaj tha se sigurimi i cilësisë në universitete, orientimi i studimeve drejt tregut të punës dhe zhvillimit ekonomik të vendi, reformimi i financimit të AL-ve të orientuar tek studenti në nivelin postsekondar dhe Bachelor, përgatitja e profesoratit të ri si dhe gjallërimi i kërkimit shkencor, janë pikat kryesore në të cilat është përqendruar Ministria e Arsimit. Pozicioni i Universitetit Bujqësor të Tiranës, si një qendër e fuqishme mësimore- shkencore në sistemin e AL do ti shërbejë bujqësisë dhe zhvillimit rural, industrisë agro-ushqimore dhe sigurisë ushqimore, rrjetit të ekonomisë së shërbimeve që lidhen me të dy fushat prodhuese. Sektorët e sipërpërmendur janë prioritarë për çdo vend të BE, çka nënkupton perspektivë shumë të qartë zhvillimin afatgjatë, tha Tafaj. Duke e cilësuar Ofertën Akademike të UBT-së në formën e një piramide me një bazë shumë të gjerë e cila i përket një Bachelor kryesisht për vetëpunësim, ministri Tafaj vlerësoi se baza e piramidës përmban edhe postsekondar dhe në pjesën e mesit të piramidës duhet të vendosen kualifikimet, diplomat Bachelor dhe Master Profesional. Piramida ngushtohet tek Master i Shkencave dhe DND. Maja e piramidës është Doktorata. Kjo strategji e ofertës akademike duhet shpjeguar qartë dhe hapur studentëve. Secili duhet të aplikojë për të studiuar në këtë universitet kryesisht për tu vetëpunësuar dhe për të zhvilluar një aktivitet privat në sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural, industrisë agroushqimore dhe të shërbimeve të lidhura me to-shtoi ministri Tafaj.
Ai tha se reforma e financimit të AL do të nxisë UBT-në të zhvillohet në drejtimin e kërkimit shkencor. Por kjo kërkon përgatitje, investime në Knoë Hoë dhe infrastrukture. Duke u ndalur në investimet publike për kërkimin dhe teknologjinë, Ministri Tafaj shpjegoj se ato do të jenë edhe për një periudhë afatmesme të kufizuara, prandaj duhet të shfrytëzohen programet internacionale, sidomos FP 7 dhe programe të tjera të BE. Shkolla e Doktoratës duhet shfrytëzuar për të krijuar kapacitetet e nevojshme dhe me kualifikimin adekuat shkencor për të reflektuar prestigjin shkencor të UBT-së, u shpreh ministri Tafaj.