Tafaj: Si rrodhi situata, Kamzën e kënaq pika në Sarandë
Kapiteni i kamzalinjëve, Fatjon Tafaj, pohon se duke ditur se skuadra luajti me 10 vetë për 88 minuta në transfertë, barazimi konsiderohet fillim i mirë
Kamza e nisi sezonin e ri në Sarandë dhe të besuarit e trajnerit Sajmir Malko arritën të marrin një barazim 0-0, por duke ditur rrjedhën e takimit, pika konsiderohet si fitore për kamzalinjtë. Kamzës i është dashur të udhëtojë gjatë për startin, por përpos udhëtimit, kamzalinjëve u është dashur të përballojë temperaturat e larta. Që në minutën e tretë të takimit Kamza mbetet me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Alban Muça ndëshkohet me karton të kuq.
Për kapitenin e Kamzës, Fatjon Tafaj, nga mënyra se si rrodhi ndeshja, barazimi i kënaq të gjithë, pasi skuadra tregoi karakter. Fillimi i kampionatit na gjeti me një problematikë të mbarur që nga fundi i kampionatit të shkuar dhe plot dilema. Gjithsesi, Kamza udhëtoi drejt Sarandës për ta nisur pozitivisht Kategorinë e Parë.
Që në fillim e parandiemë se do ta kishim të vështirë, pasi luanim në transfertë nën një temperaturë të lartë, e cila bëhet problematike kur luan në një terren me bar sintetik. Por sikur të mos mjaftonin këto, na u desh që në minutën e tretë të ndeshjes të luanim me një lojtar më pak. Vendimi për të nxjerrë Muçën ishte i drejtë, por ishim me fat se faulli aksidental nuk u krye brenda zonës.
Megjithatë, grupi arriti të ruajë qetësinë dhe falë eksperiencës së ekipit arritëm të menaxhonim me sukses një ndeshje, që nis mbrapsht për ne që në minuat e para. Kamza edhe me 10 vetë tregoi vlerat e saj, pasi i patëm mundësitë tona për të rrezikuar portën e Butrintit.
Prandaj duke dituar këtë panoramikë të transfertës së Sarandës, pika që morën na kënaq dhe le të shërbejë ky barazim si një ogur i mirë për një sezon të suksesshëm,- u shpreh për Sportin shqiptar kapiteni i Kamzës, Fatjon Tafaj. Gjatë pasdites së sotme kamzalinjtë nisin përgatitjet për ndeshjen e radhës, ku do të presin Elbasanin, por është ende herët për të mësuar se ku do të zhvillohet ky takim.
