E Diel, 1 Nëntor 2026

Tafaj: Universitetet ti japin përparësi punësimit të pedagogëve të rinj

Berisha kërkoi pak ditë më parë ndryshimet ligjore për balancimin e raportit pedagog-student

Menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit, për rritjen e raportit studentë pedagog vjen dhe reagimi i ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj. Në një takim më rektorët e universiteteve publike dhe private ministri ka bër me dije se së shpejti do të filloj të zbatojnë dhe urdhrin që i është lënë nga kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e tij gjatë takimit me rektorë ditën e djeshme ministri Tafaj, i kushtoi vëmendje të veçantë çështjes së raportit studentë-pedagogë,

i cili duhet të ndryshohet, pas rritjes së vazhdueshme të numrit të studentëve. Kështu, ai deklaroi se do të fillojë punësimi i sa më shumë pedagogëve në universitete dhe se kryesisht do tu jepet përparësi pedagogëve të rinj. Ky ndryshim i raportit na kushtëzon në përcaktimin e kritereve të reja për stafin pedagogjik. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me të gjithë rektorët e Universiteteve, do të ndërmarrin ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor. Duhet ti japim përparësi rekrutimit të pedagogëve, dhe sidomos atyre të rinj, pohoi gjatë takimit ministri Tafaj. Më pas, kreu i arsimit u ndal në veçanti në reformën e ndërmarrë, në fushën akademike dhe shkencore të vendit. Ai vlerësoi se reforma në botën akademike duhet të thellohet më tej, dhe kërkimi shkencor duhet të jetë atribut i fakulteteve dhe dekanateve.

Urdhri i Berishës për MASH
Kryeministri Berisha urdhëroi ministrin e Arsimit, Myqyrem Tafaj, që të bëhen të gjitha ndryshimet në aktet ligjore dhe nënligjore, në mënyrë që të përcaktohet numri i saktë i pedagogëve në universitete. Kështu, nëse numri i studentëve është 3-fishuar kohët e fundit në vendin tonë, numri i pedagogëve ende nuk është 2-fishuar dhe ky përbën një problem akoma serioz për cilësinë e tyre. Raporti student-pedagog, në tërësi është i papranueshëm për vendin tonë. Ky raport ka qenë edhe 4 vjet më parë, imagjinoni si është bërë ai tani, që ka arritur në disa mijëra më shumë niveli i studentëve, tha lidhur me një fakt të tillë, kryeministri Berisha. Një urdhër i tillë ende nuk është vënë në zbatim nga ministri por, sipas deklaratave të tij do të fillojë rekrutimi i pedagogëve në universitete.

Hapja e doktoraturave
Në mënyrë të veçantë Ministri Tafaj u ndal në iniciativën më të fundit të Qeverisë Berisha mbi promovimin e përshpejtuar të shkencëtarëve të rinj të talentuar. Me propozim të Ministrit të Arsimit, në vendimin Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në institucionet e Arsimit të Lartë dhe përcaktimin e kushteve që duhet të plotësojë studenti, për marrjen e diplomës për gradën shkencore Doktor. Është shtuar se kandidatët e pajisur me DND dhe DIND dhe që kanë botuar si autor i parë, së paku 3 artikuj shkencorë në revistat e huaja,  me faktor impakti mbi 1.0, kanë të drejtë ti paraqesin dekanit të fakultetit dhe për dijeni, rektorit të IAL, që ofron studime të doktoraturës, një kërkesë për mbrojtjen e doktoratës mbi bazën e artikujve shkencor të botuar (disertacion kumulativ). Kërkesa duhet të jetë e shoqëruar nga dy referenca/rekomandime nga profesorë të vendit ose të huaj, që vlerësojnë se vëllimi dhe cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura, plotësojnë kushtet për kërkimin e gradës shkencore Doktor dhe i propozojnë Këshillit të Profesorëve dhe dekanit ngritjen e Jurisë për provimin e doktoratës. Dekani i fakultetit ia kalon menjëherë Këshillit të Profesorëve, për shqyrtim kërkesën.  Këshilli i Profesorëve shprehet, brenda një muaji nga marrja e kërkesës, për ngritjen e Jurisë për provimin e doktoratës dhe dekani nxjerr urdhër për ngritjen e saj. Juria, brenda një muaji, vlerëson provimin e doktoratës  së kandidatit. Kandidatët që nuk janë në marrëdhënie pune në një IAL, i dërgojnë kërkesë dekanit të fakultetit, që zhvillon studime të doktoraturës në fushën ku është kryer kërkimi shkencor dhe është përgatitur teza e disertacionit në formë kumulative. Në rastet kur dekani dhe Këshilli i Profesorëve i fakultetit shprehet negativisht për kërkesën e kandidatit, ai ka të drejtë të ankohet tek rektori i Institucionit të Arsimit të Lartë dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe të kërkojë një rivlerësim të kërkesës.


Tafaj: Të nxitet arsimi profesional privat
Partneriteti publik dhe privat është deviza e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në zhvillimin e arsimit në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë të arsimit profesional.
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, theksoi dje gjatë tryezës Përmirësimi i Arsimit dhe Formimit Profesional përmes Partneritetit Social dhe Përfshirjes së Biznesit, se vihet re një progres në qendrat e arsimit profesional edhe pse në fushën e arsimit profesional është qëndruar më shumë në fushën akademike. Sipas tij, shkollat profesionale duhen konceptuar në radhë të parë si qendra mulifunksionale, që ofrojnë shumë profile studimesh me kohëzgjatje dhe kualifikime të shumëllojshme jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të rriturit që kanë nevojë të rishkollohen për t'u ripozicionuar në tregun e punës. Tafaj theksoi se në kushtet kur arsimi profesional është i kushtueshëm, duhet që të nxitet me shpejtësi arsimi profesional privat. Nuk mund të lejojmë që një 16-vjeçar të paguajë për tu përgatitur për tregun e punës si punëtor i kualifikuar. Në këtë rast shteti dhe biznesi duhet të mbështesin të rinjtë në rrugën e tyre, vuri në dukje Tafaj.

Liri Mëhalla

Last Updated on E Premte, 26 Shkurt 2010 22:16

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›