Tafaj, mesazh urimi për nisjen e vitit të ri shkollor

Ditën e hënë, më 10. 09 2012, në mbarë vendin nis viti i ri akademik në arsimin parauniversitar.
"Prioritet këtë vit arsimor do të kenë shkollat profesionale, ku po rriten numri i nxënësve nga viti në vit. 4 shkolla të reja me 2 000 nxënës më shumë do të hyjnë sivjet në këto shkolla të reja", tha Tafaj.
Sivjet në bankat e shkollës do të ulen mbi 35.000 fëmijë për herë të parë si dhe 1500 fëmijë nga emigrantët e kthyer që do t'i bashkohen mësimit në shkollat shqiptare me abetaren mbarëkombëtare.
Nga Ministria e Arsimit udhëzimet janë shpërndarë që kjo ditë të jetë festive si asnjëherë më parë për 100 -vjetorin e pavarësisë.
"Shkollat pritet ti ngjajnë një konkursi artistik, ku nuk do të mungojnë elementët patriotikë në këtë vit jubilar", u shpreh ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.
Sivjet është rritur me 85% më shumë numri i të vegjëlve në sistemin e arsimit parashkollor. Në arsimin 9-vjeçar dhe 3 të mesme, ky vit i ri shkollor do të vërë në zbatim të tjera rregulla dhe proceduara, që përfshihen në ligjin e ri për sistemin parauniversitar.
2012-09-09 16:21