Petrit Vasili takon studentët e degës së Shëndetit Publik
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka zgjedhur degën e Shëndetit Publik, pranë Fakultetit të Mjekësisë për të përshëndetur çeljen e vitit të ri akademik.
Ministri ka organizuar një takim modest në formën e një bashkëbisedimi që më shumë i ngjante një diskutimi mes specialistësh të shëndetësisë. Vasili ka takuar dje studentë të vitit të tretë në "shtëpinë" ku ka qëndruar prej disa vitesh si student, duke marrë formimin e nevojshëm, për të qenë bashkautor i ligjeve bazë të shëndetit publik.
Reformat në shëndetin parësor kanë qenë dhe kryefjala e prioriteteve të ministrit të Shëndetësisë.
"Shëndeti publik është një prioritet i patjetërsueshëm ndaj dhe ka nevojë për një nivel universitar modern", tha ministri Petrit Vasili. Për herë të parë ai u drejtohet studentëve të këtij fakulteti, jo vetëm si një pedagog dhe si drejtues i dikasterit të shëndetit. Ka përshëndetur dje takimin edhe shefi i departamentit të shëndetit publik, Bajram Hysa.
Shkolla e shëndetit publik është një degë e re pranë Fakultetit të Mjekësisë. Ajo ka vetëm tre vjet që funksionon si e tillë dhe i përshtatet sistemit 3+2 të Bolonjës.