Biznesi gjerman: Ne Shqiperi? Ia vlen Eglantina Nasi
Te besh biznes ne Shqiperi? Eshte nje gje qe ia vlen. Keshtu jane shprehur mbi 80% te kompanive gjermane, te cilat ushtrojne aktualisht aktivitetin e tyre ekonomik ne vendin tone, nga te cilat 52% i perkasin sektorit te sherbimeve, 16% tregtise dhe ndertimit, 10% energjise dhe 6% industrise perpunuese. Te pyetura permes nje anketimi te posacem te organizuar nga Shoqata Gjermane e Industrise dhe Tregtise (DIHA) ne Shqiperi, pavaresisht kerkeses se vazhdueshme per permiresim te faktoreve te pergjithshem ekonomike, shumica e tyre e kane vleresuar qarte Shqiperine si vend per te bere biznes. Madje thuhet edhe se "81% e pjesemarresve ne anketim do ta zgjidhnin serish Shqiperine si destinacion per investimet e tyre". Por, megjithate, perfaqesuesit e DIHA-s, pohojne se investitoret gjermane kerkojne nga qeveria shqiptare, qe ajo te veproje per permiresimin e faktoreve ekonomiko-politike. E ndersa situata e pergjithshme ekonomike e vendit tone, vazhdon te cilesohet si e veshtire prej tyre, situaten e biznesit vetjak, ata e shohin me permiresime te dukshme. Keshtu, anketimi i lartpermendur ka treguar se kompanite gjermane ne Shqiperi, jane optimiste per sa i perket punesimit, investimeve dhe xhiros. Konkretisht, mbi gjysma e tyre deklarojne se u eshte rritur xhiroja ne vitin 2011 dhe presin gjithashtu zhvillime pozitive edhe per vitin 2012. Sikunder, konfirmohet edhe fakti se ato jane ane relativisht te kenaqura me kostot e punes dhe punonjesit e tyre. "Edhe pse nje e katerta e kompanive kane pesuar nje renie te fitimeve, nga pergjigjet e kompanive te tjera rezulton qe kemi nje permiresim ne krahasim me vitet e kaluara", citohet ne relacionin e konkluzioneve te ketij anketimi. Duke shtuar me tej, se 64% e te anketuarve e shohin situaten ekonomike aktuale ne Shqiperi, si te kenaqshme, ndersa 36% e tyre e cilesojne ate si negative. Mjafton te kujtojme ketu faktin se ne vitin 2011, keta te fundit ishin vetem 42%, kurse ne vitin pararendes 2010, 58%. Ne fund, thuhet se 54% e kompanive gjermane te pyetura per ecurine e biznesit te tyre ne Shqiperi, besojne se te ardhurat e tyre do te rriten. Gjithsesi, ne qender te kritikes, prej ketij biznesi, vendoset apeli qe qeveria shqiptare te vazhdoje luften ndaj korrupsionit, duke e vleresuar kete si detyren me urgjente. "52% e kompanive te anketuara jane shume te pakenaqura dhe 36% te pakenaqura me luften ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit ne Shqiperi. Lufta ndaj korrupsionit bashke me permiresimin e sigurise ligjore cilesohet si detyra me e rendesishme dhe me urgjente per qeverine shqiptare. Ky eshte nje kusht i domosdoshem per te permiresuar faktoret ekonomike ne terma afatgjate", permendin lidhur me kete tregues, perfundimet e ketij anketimi. Per te vijuar, edhe me faktin, se permiresime te tjera qe kerkohen nga kompanite gjermane operuese ne vendin tone, kane te bejne me investimet ne infrastrukture dhe arsimin profesional.