Tahiri: Berisha të përgjigjet për pronat në Himarë
Deputeti Sajmir Tahiri, u shpreh se Berisha duhet tu japë shpjegime njerëzve të kësaj zone për grabitjen e pronave.
“Ndërkohë që njerëzve të bregut kryeministri i detyrohet shumë shpjegime për pronat që u ka tjetërsuar qeveria e tij, që nga Orikumi deri në Butrint. Shqiptarët nuk gënjehen më në vitin 2010 me inaugurime për herë të tretë e të katërt, ndërkohë që ekonomia e tyre kombëtare e familjare kalon një krizë të thellë. Gjithsesi ne e përgëzojmë kryeministrin që e mësoi notin! Më mirë vonë se kurrë!", u shpreh ai në një reagim pasditen e shkuar.