Skënderbeu, largohet Duro

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Skënderbeut. Kur janë zhvilluar vetëm 4 ndeshje në sezonin e ri futbollistik, drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë kanë vendosur të largojnë nga drejtimi trajnerin Duro, të pakënaqur nga rezultatet e arritura. Pas 4 javësh skuadra e Skëndërbeut ka marrë 2 barazime 1 fitore dhe 1 humbje, e pozicionuar në vendin e 10 në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore. Vendin e lënë bosh në pakinën e kampionëve do ta marrë trajneri çek, Stanislav Levi, që më parë ka drejtuar skuadra të njohura në Çeki dhe Gjermani, më e njohura ndër to Hanover 96. Debutimin në stolin korçar tekniku Levi do ta bëjë në takimin e kësaj fundjave, kur Skënderbu do të presë në Korçë debutuesit e Kamzës.