E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri-Gentilini: Bisedimet Kosovë-Serbi, 20-21 korrik

Bisedimet Kosovë-Serbi, do të mbahen në datën 20 dhe në 21 korrik. Ky vendim është marrë gjatë një takimi të mbajtur nga zëvendëskryeministrja e qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri me përfaqësuesin e posaçëm të BE në Kosovë, Fernando Gentilini. Në këtë takim janë diskutuar dhe analizuar fushat e dialogut, ndërsa janë vlerësuar marrëveshjet të raundit të kaluar.

Zëvendëskryeministrja Tahiri, shprehu gatishmërinë e qeverisë që të punohet për zgjidhje evropiane, në kuadër të katër fushave, telekomunikacion, energji, tregtia e lirë dhe kadastra.

Ajo ka theksuar se do të mund të bisedohet edhe për bashkëpunimet rajonale dhe heqjen e pengesave, që Serbia deri tani i ka bërë Kosovës në këtë drejtim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›