Tahiri-Idrizi, konfliktohen me Dulen për çamët

Tiranë, 24 Qershor, NOA Replikat mes deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Dashamir Tahiri e Shpëtim Idrizi nga njëra anë dhe kreut të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, kanë përfshirë seancën e sotme plenare.
Të përfshirë në debat për çështjen çame, palët janë konfliktuar deri në pikën sa Tahiri gjatë fjalës së tij, e ka cilësuar Dulen si njeriun e Zervas, personazhi që njihet në histori si gjenerali grek që udhëhoqi operacionin e dëbimit të popullatës çame nga trojet e saj.
Pasi kanë publikuar Javën e Çamërisë gjatë fjalimeve të tyre në Kuvend, deputetët Idrizi dhe Tahiri kanë kërkuar që të mbahet edhe një minutë heshtje, në përkujtim të viktimave çame që sipas tyre meritojnë të përkujtohen për shkak të tragjedisë së pësuar nga gjenocidi i ushtruar prej grekëve ndaj tyre.
Në fjalën e tij, Idrizi ai tha se kërkon drejtësi për krimet ndaj çamëve dhe njëherësh kthimin e pronave nga pala greke.
Ne kërkojmë edhe ngritjen e një lapidari dhe që Parlamenti të respektojë historinë, theksoi ai.
Por Dule duket se nuk ka qenë dakord për një gjë të tillë, duke nxitur reagimin kundërshtues ndaj tij prej deputetit Tahiri dhe Idrizi.
Lidhur me këtë, Duke ka kërkuar marrjen e masave nga Kryesia e Kuvendit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Po ti kishte ndodhur ndonjë deputeti tjetër ky kërcënim, kryetarja e Kuvendit do reagonte sipas pikave të rregullores, por kjo nuk po ndodh, tha ai.
Duke shtuar se qeveria nuk po i mbron aspak të drejtat e minoriteteve, ashtu sikundër shprehet.
Para një muaji në Gjirokastër dhe Dropull, një numër jo i vogël biznesesh bënë një protestë të vogël dhe simbolike për gjobat pa argumenta, që janë tendencioze dhe të tërë thonë se janë të detyruar të paguajnë haraçin, vuri ai në dukje.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")