Ligji i ri u tërhoq nga presioni
Drafti
Ndërtimi i një ligji të ri për SHISH-in, disa muaj më parë ndezi debatin politik në vend, por alarmoi edhe institucionet ndërkombëtare. Në draftin e propozuar nga mazhoranca e tërhequr nga telefonata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, qeveria synonte të vendoste nën kontrollin e saj Shërbimin Informativ Shtetëror. Në këtë draft ishte parashikuar që mandati i shefit të inteligjencës të ishte pesëvjeçar, çka synonte në mënyrë të qartë largimin e drejtorit aktual të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, i cili u emërua më 31 janar të vitit 2005. Asokohe, mazhoranca i miratoi e vetme pa opozitën ndryshimet e amendamenteve për ligjin "Për Shërbimin Informativ Shtetëror".
#