Tahiri: Marrëveshja për detin me Greqinë në fshehtësi
Deputeti Sajmir Tahiri u shpreh se qeveria po nxiton të përfundojë marrëveshje në mungesë të plotë transparence dhe në fshehtësi, teksa shtoi se marrëveshja po realizohet mbi të njëjtat parime që u rrëzuan unanimisht nga Gjykata Kushtetuese.
“I kërkojmë Presidentit të Republikës të bëjë menjëherë publike Plotfuqinë me anë të së cilës ka ose do të autorizojë objektin dhe grupin negociator e të ekspertëve për marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, duke i bërë thirrje që të përjashtojë të gjithë ata persona që u përfshinë në negocimin e marrëveshjes së parë e që u rrëzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese. Marrëveshja e re nuk mund të negociohet përsëri nga Gerveni e shokë, të njëjtët që nuk patën pikën e ndërgjegjes profesionale dhe kombëtare kur hartuan qorrazi marrëveshjen e parë”, tha Tahiri.
Opozita tha ai, kërkon transparencë në çdo hap të bisedimeve dhe negociatave për marrëveshjen e re. “Ne kërkojmë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe përfshirjen e ekspertëve të pavarur, shoqërisë civile, specialistëve të vendit e të huaj, përkrah grupit negociator të qeverisë, sepse vendi, toka, deti dhe sovraniteti kombëtar nuk i përkasin qeverisë e as mund ti blejë dot me para Sali Berisha, por i popullit dhe i përket vetëm atij. Dhe meqë Sali Berishës ia do puna të hiqet sikur pyet shqiptarët, le ta nisë nga marrëveshja e re për kufirin detar ndërmjet Shqipërisë dhe vendit fqinj. Të bëjë transparencë të plotë për gjithçka është bërë deri tani e për gjithçka do bëhet në vijim”, tha Tahiri. /S.Ll/Start/
2012-08-17 15:36