E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uithers: Opozita të vijë në Kuvend

14/11/2009  Kryetarja e Kuvendit pret ambasadorët e BE-së dhe të SHBA-së për situatën në vend

Në takimin që zgjati një orë palët diskutuan për realizimin e reformës në drejtësi

Ndërkombëtarët përsërisin për të disatën herë thirrjet e tyre drejtuar klasës politike shqiptare për ti dhënë fund krizës që e ka përfshirë atë, dhe në mënyrë të veçantë opozitës të lërë bojkotin. Ftesa e përsëritur këtë herë erdhi nga godina e Kuvendit, nga e cila dolën pas një takimi me Kryetaren e Kuvendit, ambasadori suedez, Lars Freden, i Spanjës Manuel Montobbio, ai i Këshillit të Evropës Helmut Lohan, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uithers. Takimi, sipas burimeve zyrtare nga Kuvendi, është thirrur nga kryetarja Topalli dhe kishte në qendër të vëmendjes reformën në drejtësi, reformë e cila gjithashtu kërkon pjesëmarrjen dhe konsensusin e opozitës për miratimin e saj.

Thirrja

Diplomati i SHBA-së në Tiranë, Uithers, pas takimit që zgjati rreth 60 minuta, gjatë një prononcimi për median e quajti këtë ngërç politik dhe një pikëpyetje të ndërkombëtarëve kundrejt politikës shqiptare, duke nënvizuar se lidershipi politik duhet të zgjidhë krizën politike në Shqipëri. “Patëm një takim shumë informativ dhe produktiv me kryeparlamentaren Topalli. Dua të sqaroj se pozicioni i qeverisë amerikane është që do të ishte për të mirën e Shqipërisë, nëse dialogu mes aktorëve politikë të arrinte në një kompromis, që do t’i jepte fund kësaj situate. Të gjithë e ndiejmë që mosqenia e opozitës në Parlament nuk është në të mirën e vendit. Do të na pëlqente ta shihnim këtë çështje të zgjidhur, sepse është absolutisht e rëndësishme dhe një pikëpyetje për politikën shqiptare. Shpresojmë ta zgjidhin sa më parë dhe gjërat të vazhdojnë ashtu siç duhet”, tha Uithers. Mesazhet drejtuar opozitës për të ndërprerë bojkotin kanë të qenë të vazhdueshme dhe në mënyrë të përsëritur, dhe jo vetëm nga ambasadorët e shteteve ndërkombëtare në vendin tonë, por edhe nga përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian. Apeli më i fundit u bë para dy ditëve nga Komisioneri për Zgjerimin e BE-se Oli Rehn, gjatë takimit që ai zhvilloi me zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta.

Opozita

Opozita socialiste vijon të bojkotojë punimet e Kuvendit dy muaj pas konstituimit të tij me gjithë thirrjet e herëpashershme të faktorit ndërkombëtar dhe të vetë mazhorancës. Ajo këmbëngul në kërkesën e saj për hetim parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit, kërkesë e cila mbështetet nga i gjithë grupi parlamentar, ndërkohë që pesë prej tyre nuk janë dakord me vendimin për bojkotin. Për këtë qëllim, pritet që seancën e së hënës ata të jenë pjesëmarrës në një seancë të jashtëzakonshme, që kryetarja Topalli do ta mbledhë me rastin e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së për kërkesën e Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›