Kryeparlamentarja kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve
14/11/2009 Kriza parlamentare shqetëson Topallin
Trojka evropiane me në krye ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uithers, janë ftuar nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, për të diskutuar rreth situatës së fundit politike në vend. Kërkesa e kryeparlamentares për t’u konsultuar me ndërkombëtarët vjen në një kohë kur Parlamenti është futur në një krizë për shkak të bojkotit të opozitës, si pasojë e të cilit nuk po miratohet dot asnjë projekt i rëndësishëm që lidhet me reformat në vend, veçanërisht atë në sektorin e drejtësisë. Topalli i ka kthyer sytë nga ambasadorët e shteteve të BE-së dhe SHBA-ve pas “dështimit” të thirrjeve politike të saj personalisht dhe të mazhorancës të cilën ajo përfaqëson ndaj opozitës, për të zënë karriget bosh. Takimi i djeshëm ishte në kuadër edhe të zhvillimeve të fundit politike në arenën ndërkombëtare, jo vetëm në adresë të përshpejtimit të procesit të liberalizimit të vizave, por edhe të atij për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat të Bashkimit Evropian. Jo më larg se dy ditë më parë, Kryetarja e Kuvendit i bëri thirrje opozitës që të zërë vendet bosh të Parlamentit, dhe i ftoi ata në sfidat e rëndësishme që e presin Shqipërinë në realizimin e proceseve integruese.