E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: PS propozim të qartë, Berisha nuk e do integrimin

TIRANË- Kreu i PS për Tiranës Sajmir Tahiri nga selia Rozë ka akuzuar kryemnistrin Berisha se nuk e do integrimin e vendit, pasi opozita ka bërë një popozim shumë të qartë sipas tij dhe nuk po merr përgjigjen e duhur.

“E sigurtë është një gjë se kryeministri flet dy orë a thua nuk i ka dalë pija. PS ka bërë një propozim të qartë për integrimin e vendit, por është e qartë se Berisha nuk e do inegrimin e vendit”,- deklaroi Tahiri.

Tahiri u shprehu vendosmërinë e Partisë Socialiste për të plotësuar gjithë rekomandimet e OSBE/ODIHR, në mënyrë që vendi të integrohet në familjen e madhe Euopiane.

“Ne jemi të vendosur për ta larguar sShqipërinë nga zullumet dhe për të ofruar rekomandimet Europiane dhe jemi të gatshëm të japin gjithë pasionin tonë për integrimin e vendi”- theksoi Tahiri.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›