Tahiri: Parashikojmë bisedime të vështira
Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Beogradin Edita Tahiri deklaroi për mediat nga Brukseli se do të jetë shumë e vështirë të arrihen marrëveshje me Serbinë rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe menaxhimit të integruar të kufijve në gjithë territorin e vendit.
Ndërkohë që pothuajse të njëjtën deklaratë bëri dhe përfaqësuesi serb për bisedimet Borislav Stefanoviç, sipas të cilit pritet që diskutimet e sotme me Kosovën të jenë shumë të vështira.
Ndërsa Serbia këmbëngul që përfaqësimi rajonal i Kosovës të bëhet nën mandatin e UNMIK-ut, Tahiri e vlerëson si të papranueshme këtëzgjidhje për shtetin sovran të Kosovës.