Tahiri: Stefanovic i implikuar me tensionet në Veri
PRISHTINE-Shefja e delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar homologun serb, Borko Stefanovicin se është “një ndër zyrtarët e lartë serb të implikuar në djegien e pikës kufitare në Jarinje”.
Tahiri thotë se Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse zyrtarisht do të kërkoj nga BE mënjanimin nga bisedimet të Stefanovicit “Zyrtarët serb të cilët qëndrojnë ilegalisht në Kosovë dhe që marrin pjesë në dhunë nuk mund të jenë bashkëbisedues”, ka theksuar më pas Tahiri.
Dusan Janjic, drejtor i Institutit për marrëdhënie ndëretnike thotë për “Blic” se deklarata e Tahirit është një lloj i presionit politik me të cilën dëshiron të ketë avantazh në bisedime.
“Zyrtarët në Beograd nuk kanë dashur ta dërgojnë Stefanovicin në Kosovë që të bisedoj me KFOR-in. Ai në Bruksel ka biseduar për çështje teknike, ndërsa duke shkuar në Kosovë ka marrë edhe autorizime politike.”, ka thënë Janjic, duke shtuar se “ekipi që humb duhet të ndërrohet”.
Ndërkohë Stefanovic pak ditë më parë tha se “Qytetarët serbë në Veri të Kosovës meritojnë çdo falënderim dhe çdo mbështetje” dhe se populli i Serbisë është me ta”.
(d.b/BalkanWeb)