E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i dorezon Dushkut pasaporten biometrike

Ceremonia

Perfaqesuesit e mazhorances ne vend nuk po lene asnje rast tju humbase per te treguar vleresimin e tyre per aktoren hollivudiane me origjine shqiptare Eliza Dushku. Vete kreu i qeverise Kryeministri Berisha i dorezoi ne nje ceremoni te vecante pasaporten shqiptare dhe karten e identitetit aktores se njohur per publikun mbareboteror. Aktorja qe eshte pjese e filmave hollivudian theksoi se ndihej krenare qe me ne fund kishte realizuar deshiren per te qene e pajisur me dokumente identifikimi shqiptare te cilat tregonin edhe faktin se tashme ajo eshte bere nenshtetase e Shqiperise. Mbas kesaj ceremonie kreu i qeverise i shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij diskutoi me Dushkun ne lidhje me turizmin shqiptar dhe nje dokumentar qe ajo po pergatit per promovimin e vendit tone ne bote. Nisur nga fakti se Dushku po kalon disa dite pushimi dhe pune ne vendin tone aktorja e informoi kreun e qeverise mbi udhetimet neper Shqiperi dhe impresionet qe kishte marre nga vendi yne. Nga ana e tij Berisha deklaroi se i ishte mirenjohes per dokumentarin dhe se qeveria shqiptare kishte ndermarre reforma te shumta per te promovuar turizmin ne vend. Ne kete kuader Kryeministri theksoi se investimet e huaja ne turizem ishin nje tregues i qarte i politikave te ndermarra. Por Berisha foli edhe per numrin e shumte te vizitoreve qe sipas tij vizitojne Shqiperine dhe vijimin e perpjekjeve qe ky numer te rritet. Pak dite me pare Dushku zhvilloi nje takim me kryetarin e Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ku ju dha titulli Ambasadore e Tiranes neper bote.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›