E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri në Aleancën e Civilizimeve

Edita Tahiri, Kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës dhe Kryetare e Lobit Rajonal të Grave, mori pjesë në Konferencën ministrore të Aleancës për Civilizime të OKB’së (UNAOC), e cila u mbajt në Sarajevë.

Kjo konferencë, e cila për herë të parë u organizua në rajonin e Europës Juglindore, bashkoi liderë institucionalë, politikë dhe të shoqërisë civile për të çuar përpara misionin e Aleancës për Civilizime drejt fuqizimit të mirëbesimit dhe mirëkuptimit mes kulturave dhe komuniteteve të ndryshme të rajonit dhe botës.

Gjatë punimeve të Konferencës, Tahiri zhvilloi një varg takimesh me personalitete të larta. Në takimin e veçantë të zhvilluar me Presidentin e UNAOC’it, Jorge Sampaio, Tahiri kërkoi një partneritet strategjik mes UNAOC’in dhe Lobin Rajonal të Grave (RWL), duke qenë se të dyja organizatat kanë qëllime të përbashkëta dhe kërkoi nga Sampaio të angazhohet që edhe Kosova të përfshihet në Aleancë të Civilizimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›