E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbulohet me çmime në Roar

Sezoni i jashtëzakonshëm i Besart Berishës është shpërblyer të shtunën mbrëma. Sulmuesi kosovar i ka rrëmbyer të gjitha çmimet, në gala mbrëmjen e fund-sezonit, ku u shpërblyen më të mirët e ekipit Brisbane Roar.

Pasi e fitoi çmimin ‘Këpuca e Artë’ me rekord prej 21 golash të shënuar, futbollisti prishtinas u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit, i zgjedhur nga shokët e skuadrës, pastaj futbollisti i vitit, i zgjedhur nga anëtarët e tjerë të klubit dhe e fitoi çmimin ‘Gary Wilkins Medal’, për lojtarin e vitit.

Më të mirët u shpërblyen në prezantimin zyrtar të fund-sezonit, në Brisbane Roar. Berisha e ndihmoi ekipin Roar që ta mbrojë titullin e kampionit, pasi realizoi dy gola, në finalen e madhe ndaj ekipit Perth Glory, që u zhvillua më 22 prill.

Berisha ishte transferuar në Hyundai A-League, vitin e kaluar, nga Arminia Bielefeld, ku ishte konsideruar i parëndësishëm. Por, ai shpërtheu në futbollin australian, duke u bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Brisbane Roar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›