E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Virant: Nxitje të investimeve sllovene në Shqipëri

Kryeministri Berisha u prit sot në një takim të veçantë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Sllovenisë, Gregor Virant.
Gjatë takimit, të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin e plotë për të zhvilluar dhe zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti, në fushën ekonomike, kulturore, në fushën e investimeve, etj.
 

Presidenti i Asamblesë Parlamentare sllovene Virant, i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Sllovenisë për të gjitha përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.
 

Kryeministri Berisha e falënderoi Gregor Virant për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë mike gjatë gjithë kësaj periudhe transformimesh të rëndësishme që kanë ndodhur në vend, për konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe tregut të lirë.
 

Më tej, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të reformave dhe arritjeve të rëndësishme qe kanë ndodhur në Shqipëri gjatë gjithë kësaj periudhe, në të gjitha fushat. Ai rikonfirmoi edhe njëherë vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti për sa i përket thithjes së investimeve sllovene në Shqipëri.
 

Në takim u vlerësua rëndësia e dimensionit parlamentar, si në konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira dypalëshe, ashtu edhe në ecjen përpara me projektin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
 

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Sllovenisë Gregor, Virant, vlerësoi ecurinë e jashtëzakonshme të Shqipërisë, gjatë viteve të fundit, në procesin e integrimit në BE dhe i uroi Kryeministrit Berisha që Shqipëria të jetë sa më shpejt anëtare e plotë e Evropës së Bashkuar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›