E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këtë fundjavë, gola të habitshëm

Futbolli të dhuron skena që në shumë raste nuk mund as t’i mendosh. Gola nga 50 metra largësi e deri gola të shënuar falë një tollumbaceje. Në Itali serbi Stankovic la të gjithë gojëhapur me golin e realizuar pas gafës së portierit Amelia , i treti në fitoren 5 – 0 të Inter në fushën e Genoa. Ky sukses e ndihmoi ekipin e Murinho të jetë i vetëm në krye të renditjes. Milan ka dhënë sinjalin me Roma se është ende në gjendje të reagojë. Ronaldinho dhe Pato kësaj here kanë udhëhequr ekipin drejt fitores së parë pas 3 ndeshjesh duke kthyer rezultatin e pjesës së parë. Këtë javë protagonist ka qenë dhe Bogdani, i cili megjithëse shënoi Chievo e tij humbi 2 – 1 në Verona me Bari. Në Angli protagonist ka qenë një tollumbace, e cila i ka dhënë fitoren Sunderland të Canës në takimin me Liverpool. Ngjarje e çuditshme pasi pakujdesia e një tifozi 11 vjeçar mik i shkaktoi disfatën ekipit të Rafa Benitez. Nëse Liverpool e ndëshkoi rastësia Chelsea e dënoi loja e tij. Skuadra londineze ka ngecur në fushën e Aston Villa që e mundi 2 – 1 duke i lënë kreun Manchester United që doli fitimtar ndaj Bolton. Në Spanjë Barcelona ka lënë pikët e para këtë kampionat por jo kreun. Skuadra e Guardiola ka barazuar pa gola me Valencia ndërsa Real Madrid është 1 pikë larg katalansave pas fitores 4 – 2 në Villareal. Radhën e kanë kupat e Europës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›