E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytje nga shiu në Durrës e Vlorë

Kanë mjaftuar vetëm pak orë shi që rrugë dhe zona periferike në disa qytete të vendit të përmbyten si pasojë e vërshimit të ujrave. Kështu në qytetin e Durrësit më problematike është paraqitur situata në kryqëzimin pranë Stacionit të Trenit dhe atë pranë shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Bernardina Qeraxhia”. Në këto akse janë vërejtur vështirësi në qarkullimin e automjeteve me bllokime të herëpasherëshme të rrugëve.
Edhe në qytetin bregdetar të Vlorës, mosfunksionimi i kanaleve shkarkuese ka bërë që lagje dhe rrugë të përmbyten nga ujërat. Zonat më të prekura kanë qenë ato në Lagjen “Pavarësia”, “10 korriku” dhe “24 Maji”.
Reshje të dendura të shiut ka pasur edhe në zonën e Lezhës dhe atë të Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›