E Shtunë, 31 Tetor 2026

Los Anxhelos, suksesi i premierës së filmit New Moon

LOS ANXHELOS- Qindra adhurues te filmit te suksseshem amerikan The Twilight, u mblodhen ne Los Anxhelos per te ndjekur premieren e episodit te dyte te tij, te titulluar New Moon.

Adhuruesit e ketij filmi horror por teper romantik, mbanin ne duar postera te aktoreve kryesore te filmit New Moon. Ata më me fat arriten te merrnin edhe ndonje autograf apo fotografi.

Pjesa me e madhe e adhuruesve ishin vajza te cilat kishin pritur ne rradhe qe nga dita e enjte per te marre biletat dhe per te pare nga afer yjet e ketij filmi.

Aktori Britanik, Robert Pattinson, i cili ka rolin kryesor ne film u shpreh se nuk arrinte ta besonte suksesin e menjehereshem qe kishte arritur duke u shnderruar vetem nepermjet nje filmi, ne nje nga aktoret me te paguar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Te gjithe regjisoret me te medhenj deshirojne ta kene 23 vjecarin Pattinson ne filmat e tyre.

Ndersa partnerja e tij ne film, amerikanja Kristen Stewart, u shpreh se kjo experience ishte e pakrahasueshme.

Edhe aktori 17 vjecar, Taylor Lautner, tha se qe prej realizimit te filmit Twilight dhe The New Moon, agjenda e tij ishte e tejmbushur me kerkesa per realizim filmash.

Filmi me vampire The New Moon se bashku me Twilight, jane te bazuar ne librat e autores Stefeni Meyer. Pjesa e trete e filmit i quajtur Eklipsi, pritet te shfaqet me 30 korrik te vitit 2010.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›