Çekia shënon 20 vjetorin e lirisë
Me vendin e tyre të zhytur në krizë të thellë politike, çekët mbushën sot rrugët e qyteteve anembanë vendit, për të shënuar 20 vjetorin e përfundimit të pushtetit represiv komunist, i cili i qeverisi vendin për disa dekada.
Ky përvjetor u shënua me ekspozita, koncerte, fjalime dhe tubime. Me mijëra njerëz në Pragë morën pjesë në simulimin e protestës së studentëve, duke kujtuar kështu ngjarjen, e cila nxiti revolucionin e kadifenjtë, i cili përmbysi në mënyrë paqësore regjimin komunist në Çekosllovakinë e atëhershme.
Dita e 17 nëntorit 1989 filloi me fjalime të zjarrta në Universitetin e Pragës, të cilat inspiruan marshin e mijëra studentëve drejtë sheshit Wenceslas, në qendër të Pragës. Në mbrëmje, policia ndërhyri ndaj protestuesve, duke rrahur ashpër me qindra studentë.
E pa-frikësuar, turma u tubua sërish të nesërmen, duke klithur sloganin:Ju tashmë keni humbur.
Dhe turma pati të drejtë. Pas rënies së murit në Berlin dhe të komunizmit në rajon, Çekosllovakia më 5 dhjetor u bë me qeveri të re. Më 29 dhjetor, disidenti Vaclav Havel, i cili kishte kaluar disa vjet në burg, u zgjodh kryetar i vendit, nga parlamenti i cili dominohej ende nga komunistët.
Natyra paqësore e këtyre ndryshimeve historike dhe roli kryesues i Havelit, u lavdërua nga shumë burrështetas.
Shpirti juaj, guximi juaj, inspiroi botën, ishte porosia e xhiruar e presidentit amerikan, Barack Obama, e cila u emetua gjatë një koncerti të organizuar fundjavën e kaluar nga Haveli.
Ju jeni model. Përderisa kam udhëtuar nëpër Europën Lindore-siç kam udhëtuar në Ukrainë dhe Gjeorgji, kam vërejtur se ju jeni model i demokracisë, të cilën e kërkojnë këto shtete, tha gjatë vizitës së tij të fundit në Pragë zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden.
Havel ka theksuar se përkundër problemeve, vendi i tij ende është në shtegun e drejtë, pasi që shijon shoqërinë demokratike me sundim të ligjit, me respektimin për të drejtat e njeriut dhe me ekonomi të tregut të lirë.
Nuk mund të them se i kemi braktisur idealet, të cilat i kemi pasur atëherë, ka theksuar së fundi Havel.
Por ai gjithashtu tërhoqi vërejtjen se demokracia dhe liria nuk mund të cilësohen si gjëra të garantuara.
Epoka e diktaturës dhe e sisteme totalitare ende nuk ka përfunduar. Ndoshta ka përfunduar sistemi klasik i tyre, siç e kemi njohur në shekullin e 20-të, por në sipërfaqe kanë filluar të dalin metoda shumë më të sofistikuara për kontrollin e shoqërisë dhe për këtë arsye ne duhet të jemi të kujdesshëm, theksoi Havel.
Anketa e bërë nga agjencia Pew dëshmoi se nga nëntë ish-shtetet komuniste, vetëm në Çeki dhe Poloni njerëzit janë të mendimit se tani jetojnë më mirë, se sa në periudhën e komunizmit.
Çekia tani është anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Por euforia që ka ekzistuar gjatë ditëve të revolucionit është zbehur që moti.
Sipas një ankete të bërë së fundi, 88 për qind e çekëve nuk janë të kënaqur me situatën aktuale politike në vendin e tyre.
Njerëzit kanë arsye për të qenë të pakënaqur. Ka tashmë një kohë të gjatë që situata politike është tejet jostabile, theksoi analisti politik, Bohumil Dolezal.
Krahas rënies ekonomike, vendi është zhytur në rrëmujë politike, që nga vota e mosbesimit nga ana e parlamentit për qeverinë e ish-kryeministrit, Mirek Topolanek, në mars të këtij viti, vetëm disa ditë para vizitës së Obamës në Pragë.
Aktualisht, Çekia ka një qeveri të dobët të përkohshme; qeveria e re do të formohet pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat zhvillohen në maj të vitit të ardhshëm.
Megjithatë, Dolezal është i mendimit se çekët kanë arsye për të kremtuar, ngase revolucioni ka ndryshuar në mënyrë pozitive jetët e tyre.
Simon Panek, udhëheqës i studentëve në vitin 1989, theksoi se pjesa më e madhe e njerëzve sot mund të jenë të pakënaqur me situatën aktuale politike, por shtoi se para 20 viteve, çekët kanë siguruar gjënë më të shenjtë: lirinë.
Para dhjetë viteve, Havel, si president, në ceremoninë e organizuar në Pragë, për kontributin e tyre për rënien e komunizmit nderoi ish-presidentin amerikan, George Bushin e vjetër, ish-presidentin sovjetik, Mikhail Gorbachevin, ish-kancelarin e Gjermanisë, Helmut Kohlin, ish-kryeministren e Britanisë, Margret Thacherin dhe aktivistin pro-demokratik në Poloni në vitet e 80-ta, Lech Walesan.
Kësaj radhe, në konferencën e organizuar në senat, morën pjesë vetëm kryetarët e parlamenteve nga shtetet e Europës Lindore.