Tajlandë, policia përleshje me "Këmishsat e Kuqe"
Forcat e sigurisë në Tajlandë kanë rritur shkallën e gadishmërisë duke shtuar tensionin në Bangkok pas protestës së "Këmishave të kuqe", të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Bëhet e ditur se dje janë regjistruar përleshje të dhunshme mes të dy palëve. Sipas CNN, në shumë pjesë të qytetit janë vënë në gadishmëri grupe policësh, ndërsa 8 protestues janë plagosur. Gjithashtu njoftohet se një ushtar është vrarë gabimisht nga një shoku i tij me armë zjarri.
Policia ka formuar kordonë të gjatë për të mos lejuar protestuesit të manifestojnë në afërsi të ndërtesave qeveritare, ashtu siç kanë bërë edhe në të kaluarën.
Protestuesit e cilësojnë qeverinë e kryeministrit Abhisit Vejjajiva si jo demokratike dhe mbështesin rikthimin e ish kryeministrit Thaksin Shinaëatra. Ky i fundit u largua pas një grushti shteti në vitin 2006.