E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajlandë, ushtria ndalon operacionet në zonën e "këmishëkuqve"


Ushtria tailandeze ka deklaruar se ka ndërprerë operacionet në zonën e kampit ku ishin vendosur këmishëkuqtë. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i forcave të armatosura, pasi disa nga drejtuesit dhe organizatorët e protestës i janë dorëzuar policisë. Ai theksoi se ushtria tailandeze e ka ndalur mësymjen dhe avancimin në zonën e okupuar prej kohësh nga manifestuesit antiqeveritarë.
Në orët e para të mëngjesit, ushtarët kaluan barriakdën në anën jugore të ashtuquajturës "zonë e kuqe", por pa depërtuar deri në qendër të kampit. Ndërkaq disa nga këmishëkuqtë duket se janë dorëzuar duke i dhënë fund protestave antiqeveritare në Bangkok, shkruajnë mediat ndërkombëtare, pasi katër nga liderët e tyre u dorëzuan në polici. Disa prej liderëve janë parë ne transmetimet televizive duke iu drejtuar një turme manifestuesish në parkun Lumpini, se dëshironin të evitonin gjakderdhjen dhe vrasjen e civilëve të tjerë. Gjatë natës e cila pati një bilanc tragjik nga përlshjet, humbën jetën të paktën 5 persona, ndër të cilët një gazetar italian i moshës 45 vjec dhe një shtetas holandez. Gjithashtu disa nga protestuesit janë arrestuar nga policia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›