Tensioni mes Koreve, i dërguari i SHBA: K.Veriut ka shënuar progres

Politikani amerikan Bill Richardson ka thënë se e Koreja Veriore tashmë po shkon në drejtimin e duhur.
Richardson, i cili ndodhet në Pekin, pas një udhëtimi "pozitive" në Penian, tha se Koreja e Veriut kishte treguar pragmatizëm duke mos reaguar ndaj stërvitjes së Koresë së Jugut një ditë më parë .
Riçardson tha gjithashtu se të hënën, Koreja Veriore kishte rënë dakord të lejonte inspektorët ndërkombëtarë në objektet e saj bërthamore.
Sipas Ricardson këto veprime dëshmojnë se Koreja Veriore po shkon në drejtimin e duhur, duke lënë pas qendrimin negativ dhe duke pranuar propozimet e bëra", tha ai.
Aleati më i ngushtë e Koresë së Veriut, Kina, ka kërkuar me ngur një kthim në bisedimet gjashtë palëshe rreth programeve bërthamore të Koresë së Veriut, por Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia nuk kanë pranuar.