Thikë bashkëshortes, arrestohet 50-vjeçari
Tiranë
Një 50-vjeçar ka qëlluar mbi bashkëshorten e tij për motive të dobëta. Burime policore thanë për gazetën “Shqip” se u arrestua në flagrancë Ibrahim L., 50 vjeç, banues në Kombinat, pasi mesditën e së hënës, në Rrugën e Qelqit në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë thikë, gruan e tij 37-vjeçare. Ajo u dërgua menjëherë nga shërbimet e policisë në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Ibrahim L., iu dërguan Prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të “vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76-22 i Kodit Penal.
#