Në fuqi vendimin i prefekturës për Këshillin Bashkiak
15/12/2009 Gjykata e Vlorës vendos: Shkarkimi i kryetarit, i paligjshëm gjithashtu dhe vendimet e pas shtatorit
VLORE- Gjykata e Vlorës ka dhënë vendimin në lidhje me çështjen e drejtimit të Këshillit Bashkiak të Vlorës, procedura këto të çuara në gjyqësor nga ana e prefekturës së qarkut. Gjyqtari i çështjes, Erearbër Madhi, ju është referuar gjithë procedurave të ndjekura në një nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak të muajit shtator. Referuar pretendimit të prefekturës mbi gjykimin e çështjes jo thjesht me karakter individual, Madhi e ka rrëzuar. Ai tha se vetë prefektura ka atributet ligjore në lidhje me vendimmarrjen e përcaktimit të ligjshmërisë.
Vendimi
Gjyqtari i çështjes është ndalur në procedurat e ndjekura në Këshillin Bashkiak të 24 shtatorit, si dhe ndryshimin e kryetarit. Për këtë të fundit drejtuesi i seancës tha se janë shkelur aktet administrative, të cilat i parashikon Kushtetuta, pavarësisht se është pretenduar zbatimi i rregullores së brendshme të këshillit. Personi i shkarkuar nuk është njoftuar më parë për këtë, si dhe nuk është shprehur qartë motivacioni i përdorur. Në lidhje me zgjedhjen e kryetarit Kujtim Sulçe dhe drejtimin e seancës nga ai, Madhi tha se janë shkelur procedurat ligjore. Ai argumentoi se kur nuk është prezenca e kryetarit dhe nënkryetarit, mbledhja drejtohet nga këshilltari më i moshuar, procedura që fillimisht janë ndjekur në këshill, por pastaj mbledhja ka vijuar nën drejtimin e Sulçes, pozicionimi i të cilit nuk përshkruhet në rregulloren e brendshme të këshillit. Gjykata nuk ka njohur as vendimet e këshillit, vendime të cilat kishte ankimuar prefektura.
Reagimi
Menjëherë pas seancës ka reaguar për mediat Kujtim Sulçe. Ai tha se vendimet e drejtuesit të seancës ishin politike. Sipas tij, prefekti kishte njohur një nga vendimet e firmosura nga Sulçe, por jo të tjerat, çka reflekton gjykimin e tij mbi bazën e dy standardeve. Gjykimi i djeshëm i referohet mbledhjes së Këshillit Bashkiak të muajit shtator, mbledhje kjo që u braktis nga grupi i këshilltarëve të djathtë, si dhe nga kryetari Arben Sinani, që i përket forcës së LSI-së. Braktisja dy herë radhazi e seancës nga ky i fundit ka bërë që shumica e mbetur nëpërmjet mocionit të mosbesimit të shkarkojë kryetarin duke e zëvendësuar me socialistin Kujtim Sulçe. Pranë prefekturës së qarkut, nga 9 projektvendimet e mbledhjes në fjalë, janë quajtur të ligjshme vetëm tre të parat, ndërsa nuk është njohur kryetari i zgjedhur Sulçe. Gjykata dje ka favorizuar qëndrimin e prefekturës, duke i dhënë gjithashtu palës tjetër të ankimohet, sipas procedurave.