Takimi Thaçi e Tadiç do të kryesojnë bisedimet teknike
Autori i Lajmit: Redaksia
Hashim Thaçi dhe Boris Tadiç do ti drejtojnë bisedimet teknike Prishtinë-Beograd. Shtetet e Bashkuara, BE, por edhe Rusia mund të bëhen lehtësues të dialogut mes dy vendeve. Plani ndërkombëtar për ti ulur kosovarët dhe serbët në një tavolinë, parasheh që bisedimet të nisin me një takim të nivelit të lartë e të vazhdojnë në kuadër të grupeve punuese. Mediat kosovare kanë shkruar dje se bisedimet teknike do të nisin menjëherë pas vendimit ët GJND-së. Mediat shkruajnë se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, së shpejti mund tia zgjasin dorën njëri-tjetrit, kur nën përkujdesjen e fuqive të mëdha ata do të nisin bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit. Thaçi dhe Tadic, si udhëheqës më të rëndësishëm në vendet e tyre, do të drejtojnë serinë e re të negociatave përmes të cilave synohet të tejkalohen një sërë çështjesh që mbajnë të bllokuar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë.
Bisedimet
Pas konsultimeve të shumta me faktorë ndërkombëtarë, Kryeministri i Kosovës, ashtu sikurse edhe Presidenti i Serbisë, kanë pranuar ofertën që të jenë në krye të këtyre bisedimeve, shkruan e përditshmja “Express”. “Kryeministri Thaçi dhe presidenti Tadiç, duke pranuar që të jenë në krye të delegacioneve të shteteve të tyre, kanë zgjidhur një prej modaliteteve më të rëndësishme të negociatave teknike mes Prishtinës dhe Beogradit”,- shkruan “Express”, duke cituar një zyrtar të lartë ndërkombëtar, në kushte anonimiteti. Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme të bisedojë në çdo kohë dhe për të gjitha çështjet, përveç për statusin politik dhe integritetin territorial. I vetmi kusht i Prishtinës është që të jetë pjesëmarrëse në nivel të barabartë me Serbinë. Pavarësisht gatishmërisë së Prishtinës dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për fillim sa më të shpejtë të bisedimeve për çështje teknike, Beogradi nuk është i gatshëm dhe nuk ka gjasa të pranojë të hyjë në këtë proces para publikimit të opinionit të GJND-së.
Reagimet
Por nga pala serbe mohohet fakti se këto bisedime do të drejtohen nga Presidenti. Në një njoftim të kabinetit të Tadiçit thuhet se Serbia pajtohet që të bisedojë me Prishtinën edhe për çështje teknike, mirëpo këto bisedime nuk duhet të drejtohen nga presidenti i vendit.
Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca e Serbisë përsëritet qëndrimi i Beogradit për biseda të reja për statusin e Kosovës.
Thaçi i rikthehet riformatimit të qeverisë
Kryeministri Hashim Thaçi pritet ta rinisë procesin e riformatimit të Qeverisë, të cilin e ka lënë pas dore para se të bëhej bastisja e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit nga ana e EULEX-it. Një zyrtar i lartë qeveritar ka bërë të ditur se brenda javës, duke mos e përjashtuar të premten, Thaçi do ti pranojë në stafin e zëvendësministrave dy kandidatët e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti dhe Arban Abrashi. I pari do të shkojë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kurse i dyti në Ministrinë për Integrime Evropiane. Me shkuarjen e Ahmetit në MPB, kjo ministri do të bëhet me dy zëvendësministra. Zëvendësministri tjetër është Fatmir Xhelili, i cili vjen nga PDK-ja. Edhe Ministria për Integrime parashihet të bëhet me dy zëvendësministra. Pos Abrashit, në këtë ministri pritet të shkojë edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti. Imri Ahmeti ka qenë kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, por ka humbur betejën kundruall kandidatit të PDK-së, Shukri Buja. Kurse Arban Abrashi është këshilltar i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadi Ferati. Zyrtarë të lartë të Qeverisë kanë hedhur poshtë mundësinë e emërimit të zëvendësministrit të Transportit, edhe pse kjo pozitë ka mbetur e paplotësuar që nga dorëheqja e Adem Grabovcit.
Korrupsioni
Limaj: “Unë jam i pastër”
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka theksuar se EULEX-i nuk ka gjetur asgjë antiligjore gjatë bastisjeve në Ministri dhe në pronat e Limajt. Në një intervistë të dhënë në RTK, Limaj ka theksuar se, nëse vërtetohet se është keqpërdorur edhe një cent nga Ministria e Transportit dhe e Postë-Telekomunikacionit, atëherë ai do të marrë të gjitha përgjegjësitë. Në prononcimin e tij të parë publik që nga dita e bastisjeve të EULEX-it, Limaj ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, ndonëse hetimet ndaj tij i ka konsideruar gabim të madh. “Jam i gatshëm të bashkëpunoj me organet e drejtësisë për të dalë e vërteta në dritë”,- ka theksuar Limaj në RTK.
Dell: “Korrupsioni dëmton ekonominë”
“Korrupsioni dëmton gjithmonë zhvillimin ekonomik të secilit vend, përfshirë edhe Kosovën”, - tha dje ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell. Ai rikonfirmoi mbështetjen amerikane për EULEX-in në angazhimet për luftimin е krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Këto komente, Dell i bëri pas një ligjërate që mbajti në 15-vjetorin e themelimit të Institutit RIINVEST, me temën “Aktivizimi i burimeve të rritjes ekonomike në Kosovë”.
Që të ulet shkalla e korrupsionit, Dell sugjeroi zvogëlimin e rolit dominues të Qeverisë te ndërmarrjet më të mëdha publike, duke favorizuar në anën tjetër zhvillimin e sektorit privat. Ambasadori amerikan rikujtoi se zhvillimi ekonomik është rruga që e bashkon Kosovën në familjen e integruar evropiane. Ai tha se Kosova vazhdon të ballafaqohet me zhvillim të ulët ekonomik, papunësi dhe investime të vogla nga jashtë, çka e bën atë që të mos krenohet me zhvillimin e arritur. ”Një ekonomi e tillë, e pabalancuar, është e paqëndrueshme në kuptimin afatgjatë. Është imperative që Kosova të zhvillojë një bazë legale të fuqishme të zhvillimit ekonomik, që do ti mundësojë asaj që të jetë kandidat për integrim në Bashkimin Evropian”,- tha Kristofer Dell. Ai rikujtoi se rritja ekonomike vjetore në Kosovë vlerësohet nga 3-5 për qind, ndërsa papunësia llogaritet në 45 për qind, prej tyre 75 për qind të rinj kërkojnë punë.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2010