Homazhe për dëshmorin Vogli,lamtumira e fundit
TIRANE- Homazhe dhe nderime per Dëshmorin e Atdheut, kapiten Feti Vogli, rene ne krye te detyres gjate misionit ne Afganistan.
Ceremonia familjare, ne banesen e tij ne fshatin Baldushk eshte mbyllur rreth ores 09.40, e me pas kortezhi me trupin e tij eshte nisur drejt Pallatit te Kongreseve.
Trupi i tij mberriti ne atdhe ne oren03:05 të mëngjesit të sotëm në aeroportin Nënë Tereza me anë të një avioni të NATO-s.
Ne nje ceremoni te heshtur ai eshte nderuar ne aeroport nga zyrtare te larte, familjare dhe te tjere te pranishem.
Pasi eshte bere nje ndalese ne morgun e Tiranes, trupi i tij, shoqeruar nga kortezhi eshte percjelle në drejtim të fshatit Baldushk, aty ku familja e kapitetit ka më shumë se 4 ditë që ka hapur dyert për të pritur ng
ushëllimet.
Më poshtë detajet e ceremonisë mortore:
Detajet e ceremonise
Ora 10:00 10:45- Lëvizja e arkivolit me trupin e të ndjerit për në Pallatin e Kongreseve
Ora 10:45 11:00- Vendosja e arkivolit ne vendin ku do të zhvillohen homazhet në Hollin e Pallatit të Kongreseve
Ora 11:00 12:15- Zhvillimi i homazheve
Ora 12:15 12:20- Zhvillimi i homazheve nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit
Ora 12:25 12:30- Zhvillimi i homazheve nga Kryeministri
Ora 12:30 12:35- Zhvillimi i homazheve nga Kryetarja e Kuvendit
Ora 12:35 12:40- Zhvillimi i homazheve nga Presidenti
Ora 12:45 13:00- Zënia e vendeve për fillimin e ceremonisë mortore
Ora 13:00- Fillimi i ceremonisë zyrtare
Ora 13:00 13:05- Himni Kombëtar
Ora 13:05 13:10- Fjala e lamtumirës
Ora 13:10 13:11- Trompetat njoftojnë për përfundimin e ceremonisë
Ora 13:11 13:25- Rreshtimi i pjesëmarrësve në ceremoni për lëvizjen drejt Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut
Ora 13:25 13:50- Lëvizje e kortezhit për në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut
Ora 13:50 14:00- Grumbullimi i pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit dhe vendosja e tyre në vendet e caktuara
Ora 14.00 14.07- Zhvillimi i Ceremonisë së Apelit të Fundit nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Kolonel Dritan Demiri
Ora 14.07 14.17- Lëvizja e arkivolit të mbajtur në krahë nga grupi i ushtarakëve për në vendin e varrimit
Ora 15.00- Përfundimi i ceremonisë
Ora 15.00 15.30- Lëvizje për në Qendrën Kulturore të Ushtrisë
Ora 15.30- Dreka e përmortshme