E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Berisha- OSullivan diskutohet zhvillimi i projektit Shqiperia Dixhitale

Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Fondacionit ECDL, Damien O'Sullivan , i cili shoqërohej nga Drejtori i AGNA Grup, Vasil Naçi.
Drejtori i Fondacionit të ECDL, e falenderoi kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe e informoi atë,  se qëllimi i punës së tyre është  krijimi i mundësive të  përdorimit sa më efiçent të teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit duke zhvilluar , promovuar dhe shpërndarë programet e çertifikimit të një cilësie sa më të lartë.
Sipas tij, fondacioni ECDL-së është i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë për  të zhvilluar më tej projektin “Shqipëria dixhitale”.  Në këtë kontekst, Z. O'Sullivan i shprehu kryeministrit Berisha, garancinë për seriozitetin e punës së  Fondacionit ECDL për certifikimin për përdorimin e kompjuterave.
Kryeministri Berisha pasi i uroi mirëseardhjen përfaqësuesit të kompanisë ECDL, e njohu atë rreth projektit madhor të qeverisë “Shqipëria Dixhitale”, një projekt ky që ka gjetur një shtrirje të gjerë në të gjithë vendin. Kryeministri Berisha u shpreh se, qeveria ka ecur shumë përpara në zhvillimin e projekteve dixhitale, tashmë pas  shpërndarjes së komjuterave në të gjithë administratën publike është rritur edhe standardizimi i aftësive për përdorimin e tyre.
Duke vlerësuar zhvillimin e projektit “Shqipëria Dixhitale”, z. O'Sullivan shprehu gatishmërinë e tij për asistimin nga fondacioni  ECDL i këtij projekti, kërkesë kjo që u pranua me kënaqësi nga kryeministri Berisha, i cili theksoi se qeveria është gjithmonë e hapur të bashkëpunojë për përmirësimin dhe rritjen e standardeve në fushën e zhvillimit të teknologjisë së informacionit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›