E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi-Kosove unifikim ne fushen e Shendetesise

Shqipëria dhe Kosova pritet të unifikojnë shërbimet në fushën shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo priti në një takim homologun e tij kosovar, Ferid Agani, i cili me pas në një konferencë për shtyp u shpreh se një grup pune po shqyrton mundësinë që vendi ynë të plotësojë nevojat e Kosovës për shërbim shëndetësor terciar dhe shqiptarët në zonat pranë kufirit të trajtohen në Kosovë.
Aktualisht pacientët kosovare i drejtohen Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për tu trajtuar në shërbimin e dializës, onkologjisë, kardiokirurgjisë dhe neurokirurgjisë bashkëpunim ky që pritet të intensifikohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›