Rruga ne Tragjas te Vlores mundesi per zhvillimin e turizmit

Ndërtimi i rrugës që lidh aksin kombëtar Vlorë-Sarandë me fshatin Tragjas, 20 km në jug të qytetit, vlerësohet si një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit në këtë zonë me resurse të rëndësishme.
Ndërtimi i kësaj rruge me gjatësi prej 5 km, aq sa është edhe largësia nga bregu i detit, u realizua me një fond prej rreth 40 milionë lekësh, të financuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Orikumit.
Në realizimin e këtij projekti, sipas burimeve zyrare të Bashkisë, janë parashikuar standardet e një investimi cilësor dhe në përshtatje me zonat e zhvillimit të turizmit.
Fshati Tragjas dhe në tërësi bregdeti i Orikumit, spikasin jo vetëm për bukuritë natyrore të një zone bregdetare, por edhe për vlera arkeologjike e kulturore, në funksion të turizmit. Në këtë pjesë të bregdetit, ka nisur të plotësohet struktura turistike me hotele e lokale të shumta, ndërkohë që ndërtimi i rrugës, deri para pak muajsh e amortizuar tërësisht, do të përmirësojë komoditetin e lëvizjes së automjeteve.
Ky projekt, është pjesë e investimeve të realizuara në bashkinë e Orikumit në vitet e fundit, ku spikat plotësimi i infrastrukturës rrugore të këtij qyteti dhe i fshatrave që përfshihen në këtë njësi të qeverisjes vendore. Fshatrat Dukat Fushë e Dukat Fshat, Tragjas e Rradhimë, lidhen tashmë me rrugë të standardeve bashkëkohore të ndërtuara gjatë 3-4 viteve të fundit.