E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë “Ok” pr/ligjit të deklarimit të të ardhurave

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka miratuar pr/ligjin për deklarimin e të ardhurave, me votat e mazhorancës, ndërsa opozita ka abstenuar.

Zv.ministri i Financave Alfred Rushaj u shpreh se, do të deklarojnë të ardhurat ata persona që realizojnë 2 mln lekë (të reja) në vit.

Ai u shpreh se në bazë të këtij ligji do të përpunohen 100 mijë deklarime, ndërsa shtoi se “administrata tatimore ka kapacitetet e duhura për përpunimin e këtyre të dhënave”.
Po sipas Rushaj, deri në fund të muajit shtator duhet të përfundojnë deklarimet.

Ndërsa përfaqësuesi i opozitës Arben Ahmetaj deklaron se në këtë pr/ligj nuk janë reflektuar propozimet e tyre, ndërsa kërkoi që ligji të shtyhet deri në 2014-2015.

Në këtë pr/ligj nuk janë reflektuar propozimet tona. Administrata tatimore nuk ka kapacitete për përpunimin e të dhënave të deklarimit të të ardhurave. Prligji të shtyhet deri në 2014-2015“, tha Ahmetaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›