E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Merkel-Hollande per krizen

Presidenti i Francës, Francois Hollande, zhvillon vizitën njëditore në Berlin, me axhendë kryesore njehsimin e qëndrimit që ai dhe kancelarja gjermane do të mbajnë në takimet e planifikuara në fundjavë me kryeministrin e Greqisë. Angela Merkel dhe Francois Hollande pritet t’i thonë kryeministrit Antonis Samaras se kanë pak hapësira të lira për të lehtësuar kushtet e ndihmës financiare që i është akorduar Greqisë.
Kryeministri grek po tenton të bëjë një ofensivë për të marrë më shumë kohë në realizimin e kushteve të marrëveshjes së ndihmës për të minimizuar efektet sociale të tyre. Por zyrtarët më të lartë të aleancës qeverisëse në Gjermani kanë sinjalizuar se ka pak shanse që Merkel të bëjë koncesione.

Ndërsa Merkel gjatë vizitës në Moldavi ka thënë për gazetarët se “ Në këto takime hyj me bindjen se të gjithë partnerët duhet t’u përmbahen premtimeve”.
Do të kemë mundësinë të flasë direkt me kryeminsitrin grek dhe më pas do të ketë edhe një konference shtypi athërë do tu them...gjithsesi nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga ajo që kam thënë edhe në të kaluarën, të premten nuk do të ketë asnjë zgjidhje. Ne jemi në pritje të raportit të trojkës dhe vendimet do të merren më pas.
Kancelarja ka shumë gjasa që të kërkojë aplikimin e programit të shtrëngimit të ekonomisë edhe nga vetë Presidenti i Francës, që në shtator do të hapë debatin për buxhetin francez të vitit 2013. Merkel takon të premten Samaras, ndërsa të shtunën ai do jetë në Paris për të takuar Hollande.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›