E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ Nderprerje e energjise atje ku nuk paguhet

CEZshpërndarje është e vendosur të ndërpresë energjinë aty ku ajo nuk paguhet prej disa kohësh. Anëtari i Bordit te drejtoreve ne kompaninë çeke, Dusan Ryban (Dushan Riban), konfirmon se aksionet për ndërprerjen e energjisë do të vazhdojnë, deri në sensibilizimin e qytetarëve, për të paguar këtë shërbim. I ftuar në studion e Abc News, zoti Riban theksoi se do të ketë energji pa ndërprerje për klientët e rregullt dhe nuk do të aplikohen ndërprerjet kolektive.

Po ashtu, zoti Riban tha gjatë fjalës së tij se ndërprerjet e energjisë do të zbatohen per të gjithë klientët në mënyrë të barabartë. Kujtojmë këtu rastin e stadiumit Qemal Stafa ku pas lajmërimet e njëpasnjëshme, CEZ ndërpreu energjinë, për shkak të faturave të papaguara.

Përfaqësuesi i lartë i CEZ-it theksoi se sfida e kësaj kompanie është të sigurojë cilësi në shpërndarjen e energjisë. Sipas tij, kjo mundësohet falë pagesave korrekte nga ana e klientëve.

CEZ shpërndarje që prej dsa kohësh ka nisur një aksion për ndërprerjen e energjisë në rang vendi për të gjithë debitorët. Kjo kompani mundëson njëkohësisht pagesën më këste për të gjithë klientët që nuk i paguajnë faturat e energjisë prej disa kohësh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›