Gjykata e Strasburgut, 2 milonë euro gjobë Shqipërisë për pronat
Rreth 2 milionë euro është ndëshkimi për Shqipërinë që Gjykata e Starsburgut ka vendosur bazuar në ankesën e 20 familjarëve, të cilëve u është shkelur e drejta e kthimit dhe kompensimit të pronës. 20 shtetasit shqiptar të cilët janë ankimuar pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të N jeriut, janë ish pronarë ose trashgimtarë të ish-pronarëve të tokave të konfiskuara nga ish- regjimi komunist në Shqipëri.
E drejta e tyre mbi pronësinë e tokave është njohur nga autoritetet, megjithatë vendimet përfundimtare administrative për kompensimin e tyre (në pamundësi kthimi) nuk kanë hyrë kurrë në fuqi.
Në deklaratën e shpërndarë dje nga Gjykata e Tiranës, thuhet se ky rast përbën një gjykim pilot në lidhje me moszbatimin e vendimeve administrative që ka të bëjë me dhënien e kompensimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Sipas saj, aktualisht janë në shqyrim të Gjykatës edhe 80 raste të ngjashme.
Gjykata vlerësoi se Shqipëria duhej të merrte masat e përgjithshme për të garantuar të drejtën e kompensimit brenda 18 muajve , duke nisur nga data në të cilën vendimi hyn në fuqi.