Tirane digjet depoja e nje banese

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët depoja e një banese në rrugën “Besa” në kryeqytet. Shkak mendohet të jetë pakujdesia e një të moshuare, e cila ka qenë duke gatuar në depo kur gjithçka ka marrë flakë dhe situata i ka dalë jashtë kontrollit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i fqinjëve, të cilët i kanë shkuar në ndihmë të moshuarës, ndërsa kanë lajmëruar zjarrfikësit. Pranë shtëpisë ku ra zjarri kanë mbërritur tre zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme ne njerëz, vetëm dëme materiale,. Ndërkohë një tjetër zjarr ka përfshirë një banesë tek zona e Unazës së re në Tiranë, po mëngjesin e sotëm. Flakët përfshinë një apartament në katin e katërt të një pallati. Forcat zjarrfikëse nxorrën nga banesa familjarët. Shkaku i zjarrit vlerësohet të ketë qënë shpërthimi i një bombole gazi.