Takimi Nishani-Ostojic

Ministri i Brendshëm, Bujan Nishani ka pritur në një takim, homologun e tij kroat, Ranko Ostojiç. Gjatë takimit është folur për bashkëpunim ndërpolicor në krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe kontrollin kufitar.
Ministri Nishani i bëri të ditur hologut të tij se Shqipëria ka ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë policor jo vetëm me vendet fqinj, por edhe me vendet e rajonit të Europës Juglindore dhe më gjerë dhe policia shqiptare vlerësohet tashmë si partner shumë i rëndësishëm në rajon. Ndërsa Ministri i Brendshëm i Kroacisë vlerësoi përpjekjet dhe arritjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës e në mënyrë të veçantë për ndërtimin dhe funksionimin e një bashkëpunimi të suksesshëm rajonal. Gjithashtu ministri Ostojiç ftoi Nishanin për një vizitë zyrtare në Zagreb për të firmosur pas disa muajsh edhe marrëveshjen e bashkëpunimit policor mes të dy vendeve.