E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i PPE-ve, Berisha sot në Bruksel

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha do të niset sot drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës së Partive Popullore Evropiane. Para liderëve të partive të djathtë evropiane, kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë një fjalim, ku mes të cilave do të bëjë prezente edhe situatën më të fundit politike. Ditën e dytë të vizitës në Bruksel, Berisha ka në axhendën e tij një sërë takimesh me homologët evropianë dhe krerët e PPE-ve. Nga Brukseli, Kryeministri do të kthehet ditën e premte në datën 26 mars. Ndërkohë në datën 4 prill, Berisha do të presë në Tiranë homologun estonez, i cili do të zhvillojë në Tiranë me ftesë të Kryeministrit tonë një vizitë njëditore. Tri ditë më pas, kreu i qeverisë do të niset sërish drejt Brukselit, këtë herë për të marrë pjesë në Forumin e Krans-Montanës, i cili këtë vit është zhvendosur në Bruksel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›